Grabitje në Prishtinë, policia në kërkim të dy personave

Kronikë e zezë

Grabitje në Prishtinë, policia në kërkim të dy personave

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:48 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Viktima, sipas policisë, ka raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para.

“Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat