Një serb dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, ndalohet nga policia në Leposaviq

Kronikë e zezë

Një serb dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, ndalohet nga policia në Leposaviq

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Bistricë të Leposaviqit ka ndaluar një serb, i cili dyshohet se e ka kaluar ilegalisht kufirin.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, në veturën e tij janë gjetur të ngarkuara gjëra ushqimore, të cilat dyshohet se janë futur në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale.

Rasti është inicuar si “Kalim ilegal i kufirit”.

“Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar veturën që drejtohej nga i dyshuari serb në të cilën kishte të ngarkuara gjëra ushqimore dhe dyshohet të ketë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti i cili vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat