Digjet një veturë në Mitrovicë, rasti po hetohet

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në Mitrovicë, rasti po hetohet

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 23:50 në fshatin Vinarc, në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, më autorizim të prokurorit hetuesit policor kanë nisur procedurat e ekzaminimit.

“Mbrëmë rreth orës 23:50, është  raportuar se në  fshatin Vinarc të  Mitrovicës, një  veturë është kapluar nga zjarri. Me autorizim të prokurorit, hetuesit policorë kanë nisur procedurat e ekzaminit”, ka thënë Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat