Merr flakë një ndërtesë, një objekt fetar dhe një shtëpi në Gjakovë

Kronikë e zezë

Merr flakë një ndërtesë, një objekt fetar dhe një shtëpi në Gjakovë

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Rreth orës 14:00 zjarri ka përfshirë një ndërtesë në ndërtim në Gjakovë. Për pasojë flakë ka marrë edhe një objekt fetar dhe një shtëpi në afërsi.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në Gjakovë.

“Rreth orës 13:55 është raportuar se një ndërtesë (e cila është në ndërtim) në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” është përfshirë nga zjarri. Po ashtu zjarri ka përfshirë edhe një objekt fetar dhe një  shtëpi në afërsi”.“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit dhe është duke u bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, njofton Policia.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat