Aktakuzë ndaj dy pjesëtarëve të policisë serbe, dhunuan seksualisht një shqiptare gjatë luftës në Kosovë

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj dy pjesëtarëve të policisë serbe, dhunuan seksualisht një shqiptare gjatë luftës në Kosovë

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dy të pandehurve me inicialet I.R dhe D.D, për gjykim në mungesë, lidhur me një rast të dhunimit seksual gjatë luftës në Kosovë. Kjo pasi janë shterur të gjitha përpjekjet ligjore për t’i gjetur ata.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy të pandehurit, si pjesëtarë to forcave policore serbe, kanë dhunuar në Prishtinë një grua të nacionalitetit shqiptar gjatë sulmeve të tyre kundër popullatës civile.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit me iniciale I.R. dhe D.D. si pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Prishtinës, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, kanë kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptarë”, thuhet në njoftim.

Si rrjedhojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda fizike në trup si dhe trauma të përhershme psikike.

“Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat