Tentim vrasje në Prishtinë: Dikush gjuan me armë disa herë në drejtim të një veture, intervenon Policia

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Prishtinë: Dikush gjuan me armë disa herë në drejtim të një veture, intervenon Policia

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 23:15
Ilustrim

Të shtëna armësh janë dëgjuar sot në rrugën “Agron Rrahmani” në Prishtinë, ku nga një veturë në lëvizje dikush ka gjuajtur disa herë dhe më pas është larguar me shpejtësi. Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, teksa tashmë kanë nisur hetimet për rastin.

Siç mëson media të dyshuarit kanë gjuajtur në drejtim të një vetureje tjetër, ku ndodhej viktima, të cilin e kishin cak për ta qëlluar, për motive akoma të panjohura.

Posa rasti është denoncuar në Polici, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është marrë deklarata e të riut.

Ndërsa pas ekzaminimeve qe janë kryer, zyrtarët policorë kanë sekuestruar katër gëzhoja, që dyshohen të jenë të armës që është përdorur në rast.

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me incidentin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe nisjen e hetimeve për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat