Loja me top eskalon në rrahje: I burgosuri në Dubravë e godet një të burgosur tjetër, 22-vjeçari alivanoset

Kronikë e zezë

Loja me top eskalon në rrahje: I burgosuri në Dubravë e godet një të burgosur tjetër, 22-vjeçari alivanoset

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 23:35
Ilustrim

Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla.

Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve, e gjetja e substancave narkotike janë goxha të shpeshta, sidomos në Burgun e Dubravës.

Kështu ka ndodhur së fundi në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku një i burgosur dyshohet se ka sulmuar fizikisht një të burgosur tjetër, teksa ishin në oborrin e burgut.

Burimet kanë bërë me dije se bëhet fjalë për A.A., i cili po dyshohet se derisa kanë qenë duke luajtur me top, e ka goditur brutalisht viktimën, ku për pasojë i njëjti është alivanosur.

I burgosuri që pësoi lëndime trupore si pasojë e sulmit është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ku pas intervenimeve të nevojshme, i është stabilizuar gjendja.

Lidhur me rastin, është intervistuar edhe i burgosuri që dyshohet për këtë incident.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat