Një grua plaçkitet nga dy të armatosur në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një grua plaçkitet nga dy të armatosur në Prishtinë

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Të enjten në mesditë, një grua ka raportuar në Polici se është plaçkitur nga dy persona të armatosur në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të armatosur  kanë kryer veprën e lartcekur.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat