Sulmojnë fizikisht policët në Graçanicë, arrestohen dy vetë

Kronikë e zezë

Sulmojnë fizikisht policët në Graçanicë, arrestohen dy vetë

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Të enjten rreth orës 21:20, janë arrestuar dy persona në Graçanicë, pasi që për të njëjtit dyshohet se i kanë penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Ku si pasojë dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar, i cili ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe nën mbikëqyrjen e njësitit policor kompetent kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti mbetet nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat