Vrasje në tentativë në Prishtinë, të shtëna armësh në drejtim të një veturë

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Prishtinë, të shtëna armësh në drejtim të një veturë

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 09:58
Shiriti i Policisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh njofton se njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar 4 gëzhoja.

“Prishtinë  14.09.2023 – 11:18. Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar 4 gëzhoja, të cilat dyshohet se kanë mbetur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër, të cilat ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq, lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.

Rasti është nën hetime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat