Arrestohet pas dy vjetësh që mashtroi njërin për shërbime në Komunën e Prishtinës

Kronikë e zezë

Arrestohet pas dy vjetësh që mashtroi njërin për shërbime në Komunën e Prishtinës

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Të premten rreth orës 12:50, është arrestuar një person në rrugën “Agron Rrahmani” në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet që para dy vjetësh e kishte mashtruar viktimën ku i kishte marrë një shumë parash për t’ia kryer disa shërbime në Komunën e Prishtinës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Agron Rrahmani, Prishtinë. 15.09.2023 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari  kosovar, pasi që para dy viteve e kishte mashtruar viktimën mashkull  kosovar ku i kishte marr një shumë parash për t’ia kryer disa shërbime në Komunën e Prishtinës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat