Tri hyrje ilegale nga Serbia në Kosovë, tre serbë të arrestuar në Leposaviq

Kronikë e zezë

Tri hyrje ilegale nga Serbia në Kosovë, tre serbë të arrestuar në Leposaviq

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 10:14
Policia

Tre serbë, shtetas të Kosovës janë arrestuar mbrëmë në fshatin Bistricë të Leposaviqit, pasi në mënyrë ilegale kanë hyrë nga Serbia për në Kosovë.

Sipas Policisë, në fshatin Bistricë të Leposaviqit, është arrestuar i dyshuari mashkull, serb/kosovar, nën dyshimin se i njëjti me veturë, ka kryer veprën e cekur duke kaluar kundërligjshëm (në hyrje) në territorin e Republikës së Kosovës.

“Gjatë kontrollit tek i dyshuari nuk është gjetur diçka e dyshuar, ndërsa në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pohuar se ka kryer veprën e cekur. Me urdhër prokurorit, të dyshuarit i është sekuestruar vetura dhe telefoni, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Fsh. Bistricë, Leposaviq 15.09.2023-18:15.

Është arrestuar i dyshuari mashkull, serb/kosovar, nën dyshimin se i njëjti me veturë, ka kryer veprën e cekur duke kaluar kundërligjshëm (në hyrje) në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit tek i dyshuari nuk është gjetur diçka e dyshuar, ndërsa në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka mohuar se ka kryer veprën e cekur. Me urdhër prokurorit, të dyshuarit i është sekuestruar vetura dhe telefoni, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Fsh. Bistricë, Leposaviq 15.09.2023-18:15.

Është arrestuar i dyshuari mashkull, serb/kosovar, nën dyshimin se i njëjti me veturë, ka kryer veprën e cekur duke kaluar kundërligjshëm (në hyrje) në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit tek i dyshuari nuk është gjetur diçka e dyshuar, ndërsa në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka mohuar se ka kryer veprën e cekur. Me urdhër prokurorit, të dyshuarit i është sekuestruar vetura dhe telefoni, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat