I mituri në Prizren sulmon me thikë një person, arrestohet nga Policia

Kronikë e zezë

I mituri në Prizren sulmon me thikë një person, arrestohet nga Policia

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur pasi dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime.

Rasti ka ndodhur në sheshin Shatërvan në Prizren, të premten në ora 13:00.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore kanë konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se është përdorur, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat