Dy aksidente tragjike në rajonin e Prishtinës, humbin jetën tre persona

Kronikë e zezë

Dy aksidente tragjike në rajonin e Prishtinës, humbin jetën tre persona

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 22:38
Pamje nga aksidenti në Podujevë

Dy aksidente trafiku që kanë ndodhur sonte në rajonin e Prishtinës, kanë përfunduar me pasoja fatale për jetën e tre personave.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se njëri aksident ka ndodhur në rrugën Llapnasellë-Graqanicë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dy persona.

Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë-Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk ka arritur të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Florie Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo tutje ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ku kanë humbur jetën dy persona.

“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.  Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.  Dy nga personat e lënduar nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur”, ka deklaruar Ahmeti.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga njësiti i trafikut.

Ndryshe, edhe në qytetin e Prishtinës pasdite kanë ndodhur tri aksidente trafiku. Aksidenti më i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin afër Qendrës Studentore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat