Vdekje e dyshimtë në veri: Burri 69-vjeçar bën vetëvrasje me armë, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në veri: Burri 69-vjeçar bën vetëvrasje me armë, Policia nis hetimet

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Një ngjarje i rëndë ka ndodhur të shtunën në veri, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Rasti i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit në Zveçan, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se bëhet fjalë për një 69-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, që doli në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, u konstatua se viktima kishte ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri u gjet nga djali i tij në shtëpinë e tyre, i cili menjëherë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin. 

Për motive akoma të panjohura, i ndjeri dyshohet se ka kryer vetëvrasje me një armë, e cila u gjet në vendin e ngjarjes, ku ndodhi rasti i rëndë.

Me t’u përfunduar procedurat policore, trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat