Gjuajti me armë zjarri, policia arreston një person në Prishtinë dhe sekuestron disa armë

Kronikë e zezë

Gjuajti me armë zjarri, policia arreston një person në Prishtinë dhe sekuestron disa armë

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij.

Lidhur me rastin, i dyshuari ka dorëzuar disa armë.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, në oborrin e shtëpisë së tij kishte shtën me armë zjarrit në ajër. Gjatë kontrollit të njësitit patrullues i dyshuari vullnetarisht kishte dorëzuar : një AK47 me 51 fishek, një pistoletë e llojit TT me 9 fishek, një pistoletë e llojit CZ me 12 fishek , si dhe 14 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat