Gjashtë shtetas të huaj pa dokumente hasen në Jarinjë të Epërme

Kronikë e zezë

Gjashtë shtetas të huaj pa dokumente hasen në Jarinjë të Epërme

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Mbrëmjen e së shtunës gjatë një kontrolle nga njësitë policore në Jarinjë të Epërme është ndaluar një veturë e dyshimtë me targa vendore, ku po drejtohej nga një person kosovar.

Gjatë kontrollit në veturë kanë qenë gjashtë persona shtetas të huaj pa dokumente.

Ndërsa, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt pas vendimit të prokurorit.

Njoftimi nga Policia e Kosovës:

KONTRABANDIM ME MIGRANTË/ Jarinje e Epërme. 16.09.2023 – 10:19. Njësitë policore gjatë një pike kontrolli kanë ndalur një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturë janë hasur gjashtë persona shtetas të huaj pa dokumente. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa viktimat trajtohen nga njësia e Migrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat