Aksidenti me dy të vdekur në Pejë: Ky është shoferi 22-vjeçar që u arrestua

Kronikë e zezë

Aksidenti me dy të vdekur në Pejë: Ky është shoferi 22-vjeçar që u arrestua

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Dita e shtunë ishte e kobshme për familjen Shala në Pejë. Në aksidentin me fatalitet që ndodhi në fshatin Ozdrim, mbetën të vdekur dy këmbësorë, anëtarë të kësaj familje, ndërkaq një person tjetër, nga e njëjta familje është lënduar rëndë. Fadil dhe Avdi Shala humbën jetën tragjikisht, teksa personi që pësoi plagë të rënda ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare.

Lidhur me këtë rast, është arrestuar shoferi i veturës që dyshohet se i goditi viktimat, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 22-vjeçar, Lendrit Elshani, i cili dyshohet se nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe për pasojë ka goditur këmbësorët.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar mbrëmë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është shoqëruar në stacion policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat