Kërkohet një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që goditi për vdekje dy persona në Pejë

Kronikë e zezë

Kërkohet një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që goditi për vdekje dy persona në Pejë

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Dy persona kanë vdekur pasi që janë goditur nga një makinë mbrëmë në fshatin Ozdrim të Pejës.

Pas këtij rasti është arrestuar një person si i dyshuar që ka shkaktuar aksidentin.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë bërë të ditur se është bërë kërkesë për paraburgim prej 30 ditëve për personin e dyshuar L.E.

“Nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale “Rrezikim i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës pas aksidentit.” – ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Në mbrëmjen e së shtunës në Kosovë kanë ndodhur tri aksidente me fatalitet, ku si pasojë kanë humbur jetën pesë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat