Kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, policia ndalon veturën me targa të Serbisë

Kronikë e zezë

Kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, policia ndalon veturën me targa të Serbisë

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në Uglarë të Graçanicës e cila ishte futur ilegalisht në Kosovë.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se në veturë ishte një shtetas serb, kurse vetura ishte duke u drejtuar nga një kosova.

“Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, veturë në të cilën ka qenë edhe një pasagjer i dyshuar mashkull shtetas i Serbisë. Dyshohet se vetura është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare”, njofton Policia.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti i lartcekur dhe të procedohet në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat