Goditet për vdekje një këmbësor në Drenas

Kronikë e zezë

Goditet për vdekje një këmbësor në Drenas

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Një këmbësor ka humbur jetën sot në Drenas, pas goditjeve që ka marrë nga një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhevat Dogani”-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha ajo.

Ahmeti tha se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

Tutje, ajo pohoi se aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja e automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat