Policia i konfiskon një armë dhe pesë fishekë 38 vjeçarit në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Policia i konfiskon një armë dhe pesë fishekë 38 vjeçarit në Mitrovicë

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 15:39

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është konfiskuar një armë zjarri me pesë fishekë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.

“Konfiskimi i armës është realizuar  në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut, në kohën kurë Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh), ka ndaluar për kontroll një veturë, me ç’ rast gjatë kontrollit fizik te i dyshuari në posedim i  është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit Pistoletë  me pesë fishek. Arma dhe municioni i  konfiskuar do të procedohen në cilësi të provave materiale, thuhet në njoftim.

I dyshuari A.H., 38 vjeçar, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”.

Njoftimi i plotë:

Policia në Mitrovicë  konfiskon një  armë zjarri

Mitrovicë, 18 shtator 2023

Në orët e paradites se sotme Policia në Mitrovicën e Jugut,  kanë konfiskuar një armë  zjarri.

Konfiskimi i armës është realizuar  në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut, në kohën kurë Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh), ka ndaluar për kontroll një veturë, me ç’ rast gjatë kontrollit fizik te i dyshuari në posedim i  është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit Pistoletë  me pesë fishek. Arma dhe municioni i  konfiskuar do të procedohen në cilësi të provave materiale.

Në cilësi të të dyshuarit është shoqëruar në Stacionin Policor, A. H., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistomi me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 Ndaj tije  është iniciuar për  veprën penale: ,,Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat