Një 62-vjeçar humb jetën pasi rrokulliset me traktor

Kronikë e zezë

Një 62-vjeçar humb jetën pasi rrokulliset me traktor

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Një 62-vjeçar ka vdekur në Budakovë të Suharekës, si pasojë e rrokullisjes së traktorit.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia në rajonin e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi, ka thënë se rasti ka ndodhur në orën 16:40.

“Nga emergjenca është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Viktima është S. (I) K. i lindur në vitin 1961”, ka thënë Bytyqi.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Pas ekzaminimit fillestar në emergjencën mjekësore ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat