Suharekë: Vdes një person pasi u rrokullis me traktor

Kronikë e zezë

Suharekë: Vdes një person pasi u rrokullis me traktor

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Budakovë të Suharekës.

Rasti ka ndodhur të hënën pasdite.

Lajmin e ka konfirmuar për median Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Gashi tha se viktima ishte rrokullisur me traktor.

Ai theksoi se në vendin e ngjarjes ka dal policia.

“Nga emergjenca është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Me urdher te Prokurorit te shtetit trupi i pa jete eshte dergua ne IML Prishtinë Policia dhe Prokuroria e shtetit kane fillua hetimet ne lidhje me kete rast dhe po cilesohet si rast hetim i vdekjes”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat