Kryenin vjedhje të armatosura, arrestohen katër persona në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kryenin vjedhje të armatosura, arrestohen katër persona në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme, mbrëmë kanë arrestuar katër persona që dyshohet se kanë kryer së paku 10 vepra të vjedhjes, të cilat janë bërë nën kërcënimin e armëve.

Zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka treguar për median se personat e arrestuar dyshohet se janë përfshirë në rastet e grabitjeve që kanë ndodhur në pompa derivatesh e markete në Prishtinë.

Personat e arrestuar janë F.M., 34 vjeç, A.S., 34 vjeç, F.M., 32 vjeç, dhe Xh.S., 41 vjeç, të cilët janë arrestuar në Stacionin e Autobusëve, duke tentuar të largohen nga Kosova.

Personat e dyshuar pas intervistimit nga ana e hetuesve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat