Vdes një burrë në Viti derisa po fikte një zjarr fushor

Kronikë e zezë

Vdes një burrë në Viti derisa po fikte një zjarr fushor

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Vitisë, pasi i njëjti derisa kishte qenë duke e fikur një zjarr fushor i ishte keqësuar gjendja shëndetësore.

Sipas policisë, viktima ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat