Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, një person gjendet i varur në litar

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, një person gjendet i varur në litar

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 00:33
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Anton Harapi’ në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se rreth orës 05:00 kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ishte gjetur i varur në litar dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar vdekja e viktimës.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, mirëpo s’është arritur të bëhet identifikimi i viktimës, pasi i njëjti s’kishe asnjë dokument identifikues me vete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat