Policia sot shkatërron të gjitha armët ilegale që i ka konfiskuar

Kronikë e zezë

Policia sot shkatërron të gjitha armët ilegale që i ka konfiskuar

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 08:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës sot do të shkatërrojë të gjitha armët ilegale që janë konfiskuar.

E që për to kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore.

Organizimi për shkatërrimin e tyre do të fillojë nga ora 10:00, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në fshatin Prelez.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar pati deklaruar se janë 250 mijë armë ilegale nëpër duart e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat