Arrestohen dy serbë në veri

Kronikë e zezë

Arrestohen dy serbë në veri

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Dy serbë janë arrestuar të mërkurën në veri të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Ndonëse nuk janë dhënë ende detaje për arsyet e arrestimeve, siç ka shkruar mediumi lokal “Kossev”, bëhet fjalë për dyshime për krime lufte.

Për arrestimet e dy serbëve ka reaguar Lista Serbe. Ajo e ka ndërlidhur arrestimin me politikë duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti.

“Ju kujtojmë se arrestimi i bashkëkombësve, si dhe rrahja e të rinjve në Graçanicë, vijnë pasi Kurti refuzoi të marrë pjesë në mënyrë aktive në dialog dhe të depërshkallëzojë situatën në terren. Është e qartë se Kurti vazhdon me planin e tij që t’i zgjidhë çështjet e hapura politike me dhunë dhe forcë. Serbët në Kosovë i trajton si pengje në procesin e negociatave, ku mund t’i maltretojë sa herë të dojë dhe me këtë t’i dërgojë mesazh Bashkimit Evropian se s’mund t’i bëjnë gjë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Lista Serbe i ka kërkuar KFOR-it dhe EULEX-it që “urgjentisht të parandalojë ndërhyrjen e forcave speciale dhe provokimet tjera nga regjimi i Kurtit, që kërcënojnë paqen dhe shkaktojnë tensione”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat