Vëllezërit dhe kunata rrahin keq 49-vjeçaren që shkoi për vizitë në Malishevë, mërgimtarja përfundon në spital

Kronikë e zezë

Vëllezërit dhe kunata rrahin keq 49-vjeçaren që shkoi për vizitë në Malishevë, mërgimtarja përfundon në spital

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 15:46
Ilustrim

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes anëtarëve të së njëjtës familje. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.

Një konflikt familjar ka ndodhur së fundi në fshatin Terpezë të Malishevës, ku një mërgimtare nga Zvicra e cila kishte shkuar për vizitë te familjarët e saj, nuk i diti lezet qëndrimit atje.

Pas një zënke verbale me vëllezërit, 48-vjeçarja është përballur me sulme fizike brutale nga ata dhe kunata e saj. Viktima me t’u kthyer në Prishtinë ka denoncuar rastin në stacion policor, ku ka bërë me dije se si pasojë e dhunës ka marrë edhe lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Si rezultat i denoncimit, njëri vëlla dhe bashkëshortja e tij janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Sipas burimeve të Sinjalit, të dyshuarit kanë mohuar ta kenë sulmuar fizikisht viktimën. Ndërkohë ka qenë e pamundur që të intervistohet vëllai tjetër i dyshuar, për shkak se nuk ndodhet në Kosovë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit do të hetohen në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat