​Arrestohet një person i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 16:21
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. B.Xh.

Ai raportohet të ketë regjistruar një shtetas turk në sistemin e elektronik të gjendjes civile, pa i plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi turk ka arritur që pas regjistrimit të pajiset me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

I dyshuar 56 vjeçar, i cili kishte punuar si ofiqar deri në vitin 2019, është dërguar për ndalim prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat