Përfshihet nga zjarri një automjet i Policisë së Kosovës në rrugën Podujevë – Prishtinë

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një automjet i Policisë së Kosovës në rrugën Podujevë – Prishtinë

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Një automjet i Policisë së Kosovës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën Podujevë – Prishtinë.

Lexuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se zjarri është përhapur në pjesën e përparme të furgonit.

Nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan zjarrin, e as a ka persona të lënduar.

Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

Media do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat