Ushtori dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur – arrestohet nëna nga Malisheva

Kronikë e zezë

Ushtori dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur – arrestohet nëna nga Malisheva

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua nga Malisheva, pasi që e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur.

Viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërkaq e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.

“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet që ka përdorur dhunë fizike ndaj djalit të saj viktimës mashkull kosovar- i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në Spitalin e Gjakovës në repartin e psikiatrisë, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat