Arrestohen katër të dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Kronikë e zezë

Arrestohen katër të dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë ka arrestuar katër të dyshuar, bëhet fjalë për V.K. (viti i lindjes 2002), A.Gj. (viti i lindjes 2005), M.A. (viti i lindjes 2007) dhe L.G. (viti i lindjes 2009).

Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë hetimit të një rasti të ndodhur me datën  17.09.2023 në rrugën ’’Brigada 123’’ në Suharekë janë gjetur prova se të lartcekurit në bashkëveprim ka kryer një rast vjedhje të rëndë në një lokal afarist.

Pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar në prani të mbrojtësve ligjor.

“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit të parë ka lëshuar masën e ndalimit policor ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat