Po kontrabandonte medikamente nga Serbia, policia ndalon një të dyshuar në Leposaviq

Kronikë e zezë

Po kontrabandonte medikamente nga Serbia, policia ndalon një të dyshuar në Leposaviq

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një automjet brenda territorit të Kosovës në një fshat të Leposaviqit, brenda të cilit janë gjetur medikamente mjekësore që dyshohet se po kontrabandoheshin nga Serbia.

Në njoftim thuhet se “Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti për ndërhyrje të shpejtë në kuadër të Policisë Kufitare, më datën 21.09.2023 në fshatin Bistricë-Leposaviq ka ndaluar personin e dyshuar G.P., m/k, i cili dyshohet se me veturën e tij  në mënyrë ilegale kishte kaluar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës”.

“Gjate kontrollit të veturës, është vërejtur se në të kishte të ngarkuara medikamente mjekësore të cilat dyshohet të jenë të kontrabanduara”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordimin me organet e drejtësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat