“S’ki me njoftë djalin çka kom me t’i bo”/ I riu në Obiliq kërcënon një person për borxh

Kronikë e zezë

“S’ki me njoftë djalin çka kom me t’i bo”/ I riu në Obiliq kërcënon një person për borxh

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 13:05
Ilustrim

Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpesh herë lindin edhe konflikte të cilat pasojnë me kërcënime e konfrontime fizike.

Në një konflikt janë përfshirë së fundi dy persona në Obiliq, ku një i ri dyshohet se ka eskaluar në kërcënime ndaj një 53-vjeçari.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një zënke për një borxh, ku 29-vjeçari përmes telefonit e ka kërcënuar viktimën me djalin e tij, duke i thënë se do e rrah aq keq sa nuk do ta njohë.

I shqetësuar nga fjalët e të dyshuarit, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke rrëfyer gjithë ngjarjen në detaje.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë dëshminë e tij para organeve të hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, i riu është ndaluar për 48 orë dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat