Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në një objekt në Viti

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në një objekt në Viti

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Viti pas një pune të shpejtë hetimore dhe veprimeve operacionale ka lokalizuar dhe ka arrestuar dy të dyshuar E.B. dhe A.A.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova se të njëjtit në bashkëveprim me datën 11.09.2023 në fshatin Pozheran, në Viti i kanë vënë zjarrin një objekti, i cili është pronë e një personit tjetër (ankuesit).

Tutje në njoftim thuhet se të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ’Zjarrvënje’ “, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat