Prishtinë: Arrestohet 44-vjeçari për shitblerje të narkotikëve

Kronikë e zezë

Prishtinë: Arrestohet 44-vjeçari për shitblerje të narkotikëve

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin 44-vjeçar, i cili merrej me trafikim të narkotikëve.

Bëhet e ditur se i dyshuari gjatë veprimtarisë së shpërndarjes së kokainës, me qëllim që të mos binte në në sy të policisë, ka përdorur një shtëpi me qira dhe njëkohësisht ka shfrytëzuar vetura nga ‘rent a car’.

Në koordinim me organet e drejtësisë është bërë kontrolli i banesës së të dyshuarit ku janë konfiskuar: 6.4 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, 1.5 gramë dyshohet të jetë marihuanë, para të gatshme, një veturë dhe pesë telefona celularë.

Pas intervistimit, i dyshuari u ndalua për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat