Gruja në Suharekë në hall nga bashkëshorti dhe vjehrra, i denoncon për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Gruja në Suharekë në hall nga bashkëshorti dhe vjehrra, i denoncon për dhunë në familje

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 16:02
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në Suharekë, e cila ka deklaruar se ka pasur konflikt me bashkëshortin dhe vjehrrën e saj.

Burimet kanë bërë me dije se gruaja vazhdimisht përballet me presionin nga bashkëshorti, i cili jeton jashtë shtetit dhe vjehrra e saj, që ajo të largohet nga shtëpia dhe t’i lërë fëmijët.

Për shkak se i dyshuari, i cili është recidivist i dhunës në familje, ndodhet jashtë shtetit, nuk është arritur që të merret deklarata e tij. Ndërsa vjehrra e viktimës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës.

Viktima bashkë me fëmijët janë larguar nga shtëpia, ndërsa me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’. Veprimet tjera ligjore pritet të merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit për intervistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat