Gruaja e dehur sulmon zyrtarët policorë në Prishtinë, përfundon në pranga

Kronikë e zezë

Gruaja e dehur sulmon zyrtarët policorë në Prishtinë, përfundon në pranga

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 17:02
Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një grua e cila është shoqëruar në stacion policor bashkë me një tjetër person, dyshohet se ka sulmuar policët.

Burimet bëjnë me dije se 41-vjeçarja ka qenë në gjendje të dehur dhe vazhdimisht ka pasur sjellje agresive, çka ka bërë që zyrtarët policorë të intervenojnë për ta futur nën kontroll. Por ajo është përpjekur të rezistojë dhe ka sulmuar zyrtarët policorë.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat