“M’i ke këput krahët”, vëllai i të riu nga Gjilani që vdiq dje, me postim lamtumirës për të

Kronikë e zezë

“M’i ke këput krahët”, vëllai i të riu nga Gjilani që vdiq dje, me postim lamtumirës për të

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 09:01
Shpresim Jerliu

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta i riu nga Gjilani, Shpresim Jerliu i cili vuante nga një sëmundje.

Për vdekjen në moshë të hershme të Shpresimit kanë reaguar një numër i madh i shokëve, familjarëve e edhe disa figura publike.

Në mesin e këtyre reagimeve lamtumirëse ishte edhe ai i vëllait të tij, i cili me pak fjalë përshkruajti dhimbjen për humbjen e të ndjerit.

“Të allahut jemi dhe vetëm tek ai do të kthehemi. Të shpërbleft zoti me xhenet beja i jem . Mi ke kput krahtë po ishalla zoti na bashkon ne xhenet”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat