Incidenti i së martës në Rahovec: Vdes njëri nga dy të plagosurit

Kronikë e zezë

Incidenti i së martës në Rahovec: Vdes njëri nga dy të plagosurit

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Ka vdekur njëri nga dy të plagosurit në Rahovec të cilët u qëlluan me armë zjarri katër ditë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Dje rreth orës 21:40 jemi njoftuar se viktima, mashkull i lindur në vitin 1971, ka ndërruar jetë në QKUK. I ndjeri me datën 19.09.2023 ishte qëlluar me armë zjarri në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec”, tha ai.

Kujtojmë se në lidhje me rastin, në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona, të cilët dyshohet se janë përfshirë në rast.

“Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë Elezaj në ditën e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat