Kanosi një zyrtare policore, arrestohet e dyshuara

Kronikë e zezë

Kanosi një zyrtare policore, arrestohet e dyshuara

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një femër pasi kishte sulmuar fizikisht një zyrtare policore.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte sulmuar fizikisht si dhe ofenduar një zyrtare policore e cila ishte duke u marr me një rast. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat