Dy të mitura rrahen nga dy të rritura në Istog, arrestohen të dyshuarat

Kronikë e zezë

Dy të mitura rrahen nga dy të rritura në Istog, arrestohen të dyshuarat

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Dy vajza të mitura janë rrahur nga dy të tjera në fshatin Kovragë të Istogut.

Policia ka bërë të ditur se sipas raportit mjekësor, të miturat kanë pësuar lëndime të natyrës së rëndë.

“Pas një mosmarrëveshje që kishin pasur palët ndërmjet vete,   dy të dyshuarat femra kosovare kanë sulmuar fizikisht dy viktimat e mitura femra kosovare të cilave ju kanë shkaktuar lëndime trupore”.

“Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, sipas raportit mjekësor lëndimet që kanë pësuar viktimat janë të natyrës së rëndë. Ndërsa të dyshuarat janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  të shtetit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat