Sulmohet me thikë një i mitur në Prishtinë, arrestohet bashkëmoshatari i tij

Kronikë e zezë

Sulmohet me thikë një i mitur në Prishtinë, arrestohet bashkëmoshatari i tij

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Një i mitur ka raportuar se është sulmuar me thikë nga disa persona të tjerë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 20.09.2023 në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në Prishtinë.

Tutje në raport bëhet e ditur se pas disa veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar (i mitur).

“Viktima mashkull  kosovari ,i mitur ka raportuar se është sulmuar me thikë nga disa të dyshuar. Pas disa veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovari mitur”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat