Vajza shantazhohej me publikimin e videove intime, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Vajza shantazhohej me publikimin e videove intime, arrestohet i dyshuari

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Një vajzë ka raportuar ditë më parë në Polici se është duke u shantazhuar nga disa persona në rrjetet sociale, për publikimin e disa videove të saj me përmbajtje intime.

Sipas Policisë, nga njësitë relevante janë ndërmarr veprime hetimore për t’i identifikuar personat e dyshuar.

Kurse, mbrëmë është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat