“Ma shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka”/ I riu në Prishtinë kapet me Policinë pasi e gjobitën për shkelje në trafik

Kronikë e zezë

“Ma shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka”/ I riu në Prishtinë kapet me Policinë pasi e gjobitën për shkelje në trafik

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

E ndër arsyet më të shpeshta, janë edhe pakënaqësitë për shqiptimin e gjobave pas thyerjes së rregullave në trafik.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur teksa Policia po ia shqiptonte tikën, ashtu që i dyshuari i është drejtuar policit me fjalet “Kryeje tiketën shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka.”

Për shkak të sjelljeve të tij, i njëjti është është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ‘Pengim ndaj personit zyrtar’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat