Ia mori 20 euro dikujt dhe iku, të dyshuarit i gjendet një thikë

Kronikë e zezë

Ia mori 20 euro dikujt dhe iku, të dyshuarit i gjendet një thikë

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Është arrestuar një burrë në Prishtinë pasi ditë më parë ia kishte marrë 20 euro një personit dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Të dyshuarit i është konfiskuar një thikë dhe më pas ai është dërguar në mbajtje.

“MBAJTJE NË PRONËSI, SHFRYTËZIM, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËS – Rr. Zagrebi, Prishtinë. 20.09.2023 – 19:00.

Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ditë më parë nga viktima mashkull kosovar  kishte marrë 20 euro dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat