E rëndë: Djali 39-vjeçar në Ferizaj e rrah nënën, është recidivist i dhunës në familje

Kronikë e zezë

E rëndë: Djali 39-vjeçar në Ferizaj e rrah nënën, është recidivist i dhunës në familje

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 09:01
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Ferizaj, ku një grua është përballur me dhunë nga djali i saj, 39-vjeçar, me të cilin që një kohë ka probleme.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ky rast ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku plasi sherri pas një mosmarrëveshje verbale mes nënës së tij dhe djalit të saj, i cili më pas e sulmoi fizikisht.

Për pasojë, viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, i cili është recidivist i dhunës në familje është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti tjetër për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat