Ky është i dyshuari që e mori me forcë në veturë një vajzë në Prishtinë, viktima dërgohet në QKUK me lëndime

Kronikë e zezë

Ky është i dyshuari që e mori me forcë në veturë një vajzë në Prishtinë, viktima dërgohet në QKUK me lëndime

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 10:50
Ilustrim

Vajzat e moshave të reja jo rrallëherë i kanë denoncuar në Polici personat me të cilët krijojnë raporte të afërta, si pasojë e kërcënimeve, dhunës psikike e fizike që përjetojnë. Ka raste kur ato detyrohen të veprojnë kundër vullnetit të tyre e madje privohen edhe nga liria.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku është raportuar një 20-vjeçar, i cili po dyshohet se e ka marrë me forcë një vajzë me veturën e tij, e cila më vonë u gjet në një shtëpi të pabanuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që kanë rënë në prangat e Policisë, si i dyshuar për këtë rast është Egzon Prenki, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Njësitë policore kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dje pas mesnate, me ç’rast i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia, me ç’rast kanë bërë me dije se vajza është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve që ia ka shkaktuar i dyshuari.  

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat